SMF Support > Shqip (Albanian)
ndihme rreth gjuhes !!!
(1/1)
valisky:
pershendetje ,
sapo e instalove smf 1.5
por procedura per instalimin e gjuhes me duket paksa e komplikuar a mundesh dikush te me ofroj ndihme qe ta instaloj gjuhen Shqipe ne smf
TUNG ju flm shume
Sarge:
Pershendetje valisky,
Se pari, paketen e gjuhes shqipe mund ta marresh nga faqja e shkarkimeve: Shqip (Albanian)
Se dyti, secila nga ato paketa ka brenda nje direktori (folder) me emrin Themes, qe ka brenda direktorite babylon, classic dhe default; secila prej ketyre direktorive ka nje direktori me emrin languages, ku ndodhen te gjithe skedaret (files) per gjuhen shqipe. Pra, struktura eshte kjo:
* Themes
* babylon
* images
* ...etj...
* languages
* Settings.albanian.php
* classic
* images
* ...etj...
* languages
* Settings.albanian.php
* default
* images
* ...etj...
* languages
* Admin.albanian.php
* Errors.albanian.php
* ...etj...
Sic mund ta kesh vene re, kjo eshte pasqyrim i struktures se direktorive te SMF. Prandaj, mjafton qe ta "nxjerresh" (extract) direktorine Themes (dhe permbajtjen e saj) nga arkivi dhe ta ruash ne desktop, pastaj ngarkoje me FTP te direktoria ku eshte instaluar SMF; keshtu, te gjithe skedaret e gjuhes shqipe do te vendosen ne vendin e duhur. Ki parasysh qe te ngarkosh direktorine Themes, ashtu sic eshte, pa ndryshime.
Sa per te qene i qarte: asnje skedar ekzistues i SMF nuk ndryshon, fshihet apo zevendesohet. E vetmja gje qe ben ngarkimi i paketes eshte shtimi i skedareve per gjuhen shqipe.
Mbas ngarkimit, shko ne panelin e administrimit te SMF dhe duhet te shohesh Albanian te listuar te "Default Forum Language" nen seksionin Server Settings.
Nese forumin e ke instaluar si UTF-8 (ose e ke konvertuar ne UTF-8, qe eshte nje format per ruajtjen e te dhenave), perdor paketen smf_1-1-5_albanian-utf8 ne vend te smf_1-1-5_albanian.
Na thuaj nese ke nevoje per me shume informacion.
Navigation
[0] Message Index
Go to full version