Simple Machines Community Forum

SMF Support => Language Specific Support => Shqip (Albanian) => Topic started by: valisky on July 09, 2008, 10:10:23 AM

Title: ndihme rreth gjuhes !!!
Post by: valisky on July 09, 2008, 10:10:23 AM
pershendetje ,

sapo e instalove smf 1.5

por procedura per instalimin e gjuhes me duket paksa e komplikuar a mundesh dikush te me ofroj ndihme qe ta instaloj gjuhen Shqipe ne smf

TUNG ju flm shume
Title: Re: ndihme rreth gjuhes !!!
Post by: Sarge on August 19, 2008, 04:02:35 AM
Pershendetje valisky,

Se pari, paketen e gjuhes shqipe mund ta marresh nga faqja e shkarkimeve: Shqip (Albanian) (http://www.simplemachines.org/download/?languages;lang=albanian)

Se dyti, secila nga ato paketa ka brenda nje direktori (folder) me emrin Themes, qe ka brenda direktorite babylon, classic dhe default; secila prej ketyre direktorive ka nje direktori me emrin languages, ku ndodhen te gjithe skedaret (files) per gjuhen shqipe. Pra, struktura eshte kjo:


Sic mund ta kesh vene re, kjo eshte pasqyrim i struktures se direktorive te SMF. Prandaj, mjafton qe ta "nxjerresh" (extract) direktorine Themes (dhe permbajtjen e saj) nga arkivi dhe ta ruash ne desktop, pastaj ngarkoje me FTP te direktoria ku eshte instaluar SMF; keshtu, te gjithe skedaret e gjuhes shqipe do te vendosen ne vendin e duhur. Ki parasysh qe te ngarkosh direktorine Themes, ashtu sic eshte, pa ndryshime.

Sa per te qene i qarte: asnje skedar ekzistues i SMF nuk ndryshon, fshihet apo zevendesohet. E vetmja gje qe ben ngarkimi i paketes eshte shtimi i skedareve per gjuhen shqipe.

Mbas ngarkimit, shko ne panelin e administrimit te SMF dhe duhet te shohesh Albanian te listuar te "Default Forum Language" nen seksionin Server Settings.

Nese forumin e ke instaluar si UTF-8 (ose e ke konvertuar ne UTF-8, qe eshte nje format per ruajtjen e te dhenave), perdor paketen smf_1-1-5_albanian-utf8 ne vend te smf_1-1-5_albanian.

Na thuaj nese ke nevoje per me shume informacion.